Mbi 1 miliardë euro në vit duhen për të përmirësuar infrastrukturën rrugore

Përmirësimi i rrjetit rrugor kërkon rreth një miliardë euro në vit, në vazhdim të 10 viteve. Para BNR-së, Jasen Ishev, kryetar i Sindikatës Shkencore dhe Teknike për Transport dhe specialist i rrugëve, ka treguar se për vitin aktual janë ndarë rreth 600 milionë euro dhe nevojiten mbi 17 miliardëeuro vetëm për kontrollin e rrugëve. Sipas tij, përveç fajit të shoferëve, problem është edhe korrupsioni. Ishev i bëri thirrje shtetit të marrë masa, pasi gjatë një kontrolli të konstruksionit rrugor mungojnë rreth 10% e materialeve. Eksperti vuri në dukje se fillimisht duhet bërë një auditim i sigurisë së rrjetit rrugor dhe të pjesëve me përqendrim të aksidenteve rrugore. “Nuk mjafton vetëm tabela me pikë të zezë, duhet të përmirësohet gjeometria e rrugës, dukshmëria, ka seksione, por nuk ka program”, theksoi Ishev.

Още от БНР уеб