Patriarku Daniil: "Të krishterët në Jordani ndjehen në një mjedis miqësor"

Dje patriarku bullgar Daniil priti në takim Princin Ghazi bin Mohammad – kryekëshilltarin e Mbretit Abdullah II për çështje fetare dhe kulturore, njoftoi Patriarkana Bullgare. Princi është pjesë e delegacionit zyrtar të mbretit të Jordanisë, i cili po viziton vendin tonë.

“Fakti që të krishterët që jetojnë në Jordani, si dhe ata që vizitojnë vendin, ndihen në një mjedis miqësor dhe priten mirë, flet shumë”, theksoi Patriarku Daniil.

Nga ana e tij, Princi Ghazi bin Mohammad i bëri një ftesë zyrtare Patriarkut Daniil për të vizituar vendin. U diskutua edhe mundësia e krijimit të një qendre pelegrinazhi bullgar për të ndihmuar bashkatdhetarët tanë që vizitojnë vendet historike dhe fetare në Jordani.

I përbashkët ishte edhe qëndrimi se dialogu dhe mirëkuptimi ndërfetar janë kyç në ndërtimin e shoqërisë dhe janë një element i rëndësishëm i saj.

Pas takimit, Princi Ghazi bin Mohammad vizitoi Katedralen Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” dhe kishën antike “Shën Sofja”, ku shprehu admirimin e tij të thellë për arkitekturën e tempujve, si dhe historinë që ata ruajnë.

Lexoni më shumë në arkivin tonë:


Още от БНР уеб