Medalje argjendi dhe bronzi për bullgaret në kampionatin evropian të qitjes
публикувано на 10.03.25 в 08:53

Qitëset bullgare fituan një medalje argjendi dhe një bronzi në ditën e parë të Kampionatit Evropian të Qitjes Sportive në Osijek të Kroacisë. Në garën ekipore të pistoletës 10 metra, Antoaneta Kostadinova, Mirosllava Minçeva dhe Adiell Ilieva u renditën të dytat, pas ekipit francez. Medalje bronzi në të njëjtën disiplinë për femra fitoi edhe Mirosllava Minçeva. Nënkampionia olimpike nga Tokio, Antoaneta Kostadinova mbeti e pesta.
Още от Нашият ден