Në Svishtov festojnë 169 vjetorin e themelimit të vatrës së parë kulturore bullgare

Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra kulturore u hap në qytet më 30 janar 1856. me iniciativën e Dimitër Naçoviç, Emanuill Vaskidoviç, Georgi Vlladikin dhe Hristaki Fillçov.

Me këtë akt patriotik, themeluesit hodhën themelet për punën e vatrave kulturore në Bullgari. Institucioni kulturor në Svishtov mban emrin e Elenka Avramova dhe Kirill Avramov, të cilët dhuruan 200 mijë leva të arta për ndërtimin e godinës së vatrës kulturore. Ato ishin qendrat e para urbane që ofronin akses në shërbime kulturore dhe arsimore për bullgarët, ende nën sundimin osman.

Lexoni më tepër nga arkivi ynë:

Още от БНР уеб