Qeveria e ardhshme e Rosen Zheljazkov do të jetë trepalëshe
Presidenti Rumen Radev i dorëzoi mandatin Rosen Zheljazkov për formimin e qeverisë, i cili u propozua nga GERB-SDS për kryeministër. Ai i ktheu presidentit një dosje me mandatin e përfunduar, strukturën dhe përbërjen e kabinetit të ardhshëm. Kreu i shtetit tha se qysh të mërkurën, më 15 janar, do të dorëzojë në parlament një dekret për zgjedhjen e Zheljazkov kryeministër i një qeverie të rregullt. U propozuan tre zëvendëskryeministra - Tomisllav Donçev - GERB, Atanas Zafirov - BSP dhe Grozdan Karaxhov nga "Ka një popull të tillë" (ITN) dhe 19 ministra. Nga kuota GERB-SDS do të jenë 11 ministra. BSP do të ketë pesë përfaqësues në kabinet. ITN merr pjesë me katër përfaqësues.
Dorëzimi i mandatit erdhi gati dy muaj e gjysmë pasi u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 27 tetor 2024.