Nga SHBA-ja lëshuan satelitin bullgar "Balkan-1"

Sateliti bullgar "Balkan-1", i cili do të transmetojë të dhëna për programin "Kopernik" të BE-së, u lëshua në orbitën rreth Tokës. Sateliti u krijua nga kompania “EnduroSat” dhe u lëshua në hapësirë ​​nga baza “Vandenberg” në Santa Barbara të Kalifornisë me raketën “Falkon 9” të kompanisë “Space Eks”. Sateliti është pjesë e programit kryesor hapësinor të BE-së, i cili synon të studiojë tipare të ndryshme të Tokës. Ai mund të monitorojë ujërat detare dhe anijet, të ofrojë ndihmë në fatkeqësi, topografi, të monitorojë zonat bregdetare dhe infrastrukturën strategjike. Në bord ka një sensor multispektral që zbulon përmbajtjen e kimikateve dhe elementëve të ndryshëm në ujë dhe tokë, monitoron cilësinë e tyre, duke analizuar nivelin e ndotësve të ndryshëm dhe përmbajtjen e mikroplastikës. Ky është sateliti i parë tërësisht bullgar me funksion shkencor dhe për qëllime sigurie, shpjegoi për BTA Ljubomir Toshev nga kompania bullgare.



Още от БНР уеб