Avatari i parë bullgar Ahinora është fakt nga viti 2025 dhe është një bot influencer

Avatari i parë bullgar është një grua. Emri i saj është Ahinora. Emri i saj do të thotë zot i fuqishëm dhe sipas legjendës, ky ishte emri i gruas së themeluesit të shtetit bullgar, Asparuh. Ahinora është një influencer dhe krijon të paktën dy postime në ditë. Ajo është një vajzë 24-vjeçare nga qyteti Varna (Bullgaria Verilindore), e cila beson se me një buzëqeshje dhe një qëndrim pozitiv mund të arrijmë gjithçka. Ajo është një imazh i krijuar nga Intelekti Artificial për të frymëzuar dhe folur për gjërat e mira në jetë. 

Ahinora është aktive që nga 1 janari, tha eksperti kibernetik Ljubomir Tulev për Nova TV. “Kanë zgjedhur një grua, ndoshta sepse është më e lehtë të miqësohet me përdorues të ndryshëm të rrjetit social në Bullgari. Deklarata zyrtare është se pas këtij profili qëndron Meta. Ky është një algoritëm shumë kompleks, i cili me anë të postimeve të ndryshme të shpërndara në hapësirën bullgare vetë-redaktohet”, shpjegou Tulev.

Още от БНР уеб