144 vjet Shkolla e Lartë Detare në Varna përgatit kuadro të kualifikuara

Shkolla e Lartë Detare “Nikolla J. Vapcarov” në Varna festoi 144 vjetorin e themelimit. Gjatë të gjitha këtyre viteve institucioni arsimor ndjek tendencat për trajnime të specializuara të specialistëve në fusha të ndryshme profesionale që lidhen me transportin detar.

Iniciatori i formimit të institucionit arsimor në 1881 ishte nënkomandanti Aleksandër Konkeviç, i cili drejtonte Flotiljen dhe Njësinë Detare të Principatës së Bullgarisë. Qarkorja 7 e 16 janarit e Ministrisë së Luftës së Principatës së Bullgarisë njoftoi se nga 9 janari 1881 në Ruse u krijua një shkollë detare.

Kapiten-lejtnanti Aleksandër Egoroviç Konkeviç (1842-1917)

Pas vitit 1900 institucioni arsimor u zhvendos në Varna dhe u quajt Shkolla e Inxhinierisë Detare. 49 vjet më vonë, ai pranoi si patron poetin Nikolla Vapcarov,  i cili ishte i diplomuar nga klasa e 1926-ës dhe u emërua Shkolla Detare Kombëtare “Nikola J. Vapcarov". Që nga viti 1991 quhet Shkolla e Lartë Detare “Nikola J. Vapcarov”, kujton BTA.

Monumenti i Nikolla Vapcarovit përballë ndërtesës së Shkollës së Lartë Detare

Shkolla e Lartë Detare ka 17 salla leksionesh dhe 51 klasa, 35 laboratorë dhe 36 zyra. Për të ofruar trajnimin e nevojshëm praktik për studentët dhe kadetët, përdoren 11 simulatorë. Në procesin edukativo-arsimor është përfshirë edhe Planetariumi, i cili mund të vizitohet edhe nga qytetarët.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Foto: BTA, armymedia.bg, Bashkia e Varnës

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Още от БНР уеб