Në lexim të parë: Kisha Ortodokse Bullgare është kisha e vetme përfaqësuese e Ortodoksisë Lindore në vendin tonë
Tre projektligjet për ndryshimin e Ligjit për besimet fetare mblodhën një shumicë të madhe në lexim të parë në sallën plenare. Shkak për tekstet e reja ishte vendimi i Gjykatës së Lartë të Kasacionit për të futur në regjistrin publik të gjykatës një institucion fetar me emrin "Kisha Оrtodokse Bullgare e stilit të vjetër".
Partia "Vëzrazhdane" propozon të parandalohet mundësia e regjistrimit të më shumë se një kishe ortodokse duke e quajtur veten "ortodokse".
GERB-SDS cakton Kishën Ortodokse Bullgare – Patriarkanën Bullgare si përfaqësuesen e vetme të fesë tradicionale të vendit – Ortodoksisë Lindore.
“BSP – E majta e bashkuar” thekson se sipas Kushtetutës, dispozitat e Ligjit për fetë dhe të drejtës kanonike, Kisha Ortodokse Bullgare – Patriarkana Bullgare është pjesë e Kishës Universale dhe njihen rregullat e saj për unitetin.
Lexoni më tepër nga arkivi ynë: