Kryeministri i bëri thirrje parlamentit që të rregullojë ligjërisht statusin me emrin e Kishës Ortodokse Bullgare

Qëndrimi i qeverisë është konstant. Kisha Ortodokse Bullgare është një dhe e pandashme, uniteti i saj është i një rëndësie të veçantë për shoqërinë. Duke marrë parasysh parimet e sundimit të ligjit dhe ndarjen e pushteteve, zgjidhja e çështjes me dy kishat ortodokse të regjistruara është në kompetencë të Kuvendit Popullor, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev, i cili u dëgjua në sallën plenare. Ai kujtoi se vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendosi njëzëri se Bullgaria, duke refuzuar regjistrimin e kishës së stilit të vjetër, cenon lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë, të cilat rregullohen nga Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Liritë Themelore. Prandaj Gllavçevi kërkoi nga parlamenti që në mënyrë legjislative të zgjidhë çështjen e mbrojtjes së emrit të Kishës Ortodokse Bullgare.

Më shumë mbi temën mund të lexoni në botimet e mëposhtme:

Още от БНР уеб