Grafika të piktorit Picaso prezantohen në Sofje
Në Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e një fletë grafike të piktorit Pikaso (1881–1973).
Veprat janë të lidhura tematikisht me tekstet letrare të tij dhe të autorëve të tjerë, me përjetime dhe mendime personale. Ato shpalosin pasionin dhe virtuozitetin e piktorit të madh në vizatim, të arritur me mundësitë e litografisë, gravurës, teknikave të tjera grafike në shprehjen e lirë të materialit, të hapësirave bardh e zi dhe vizatimit.
Me këtë ekspozitë, Galeria Kombëtare nis një seri ekspozitash në “Kvadrat 500”, qëllimi i të cilave është të njohë publikun me koleksionin e pasur dhe të larmishëm të muzeut, ku strehohen vepra të Francisco Goya, Eugene Carrière, Auguste Rodin, Henri Fontaine-Latour, Auguste Renoir, Henri de Toulouse-Lautrec, Henri Matisse, Marc Chagall dhe të tjerë.
Foto: nationalgallery.bg