14 nëntori është afati i fundit për kontestimin e zgjedhjeve në Gjykatën Kushtetuese

Afati për kontestimin e rezultateve të zgjedhjeve të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor para Gjykatës Kushtetuese skadon sot, 14 nëntor, në orën 17:00. Deri më tani janë bërë dy ankesa nga deputetë të parlamentit të kaluar me të cilat kërkohet anulimi i pjesshëm dhe i plotë i votimit të 27 tetorit. Pritet që pak para betimit të gjyqtarëve të rinj kushtetues, edhe “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) të paraqesë kërkesa për rinumërim të votave në të gjitha seksionet dhe për anulim të plotë të rezultateve të zgjedhjeve. “BSP-E majta e bashkuar” po mbledh gjithashtu nënshkrime për një anulim të pjesshëm. Pasi të hapen çështjet për ankesat e reja, Gjykata Kushtetuese do të duhet të vendosë për pranueshmërinë e të gjitha kërkesave dhe më pas t'i shqyrtojë ato së bashku, ose veçmas.

Още от БНР уеб