Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe Dita e Kryeengjëjve, sepse lavdëron kryeengjëjt e shenjtë Mihail, Gavriil, Rafail, Uriil, Salatiil, Jehudiil dhe Varahiil, udhëheqës të forcave të ndritshme qiellore. Më i vjetri prej tyre është Kryeengjëlli Mihail, i cili në hierarki qëndron më afër Zotit. Prandaj, në besimet popullore bullgare ai paraqitet si rojtari kryesor i Parajsës dhe mbrojtës i zellshëm i ligjit të Zotit. Besohet se kur vjen ora e fundit e udhëtimit tokësor të shpirtit, vetë Kryeengjëlli Mihail zbret për ta ndarë atë nga trupi.

Në pikturën e ikonave ortodokse në Bullgari, shohim sesi Kryestrategu Qiellor mban peshore në duar, me të cilat mat mëkatet e njerëzve. Për nder të tij në tempujt dhe manastiret kushtuar Kryeengjëllit Mihail bëhen kurbane, me lutje për shëndet dhe mbrojtje nga ushtria qiellore, të cilat më pas shpërndahen si lëmoshë.

Dita e Kryeengjëjve është gjithashtu festë profesionale e policëve. Për herë të parë u festua në vitin 1924. Më vonë tradita u ndërpre në periudhën nga viti 1944 deri në 1994.

Sot dita e emrit festohet nga: Angell, Angella, Arhangell, Gavraill, Gavrill, Milla, Milen, Milena, Mihaell, Mihaill, Mihaella, Ognjan, Pllamen, Pllamena, Rada, Radka, Radosllav, Rajko, Rajna, Rangell, Raja etj.

Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:

Още от БНР уеб