“Lukoil” mohoi se është duke negociuar me një konsorcium për shitjen e rafinerisë në Burgas

Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë në Burgas mohoi të ketë zgjedhur një blerës për "Lukoil Neftohim".

Theksohet se supozimet janë të pasakta dhe mashtruese dhe nuk po zhvillohen bisedime me konsorciumin e përmendur kataro-britanik dhe nuk ka pasur asnjë komunikim me autoritetet e Federatës Ruse për këtë temë. “Lukoil” mbetet i angazhuar për të kryer një proces transparent dhe do të vazhdojë të informojë autoritetet bullgare, Sindikatën e Naftokimikëve  Bullgarë dhe palët e tjera të interesuara për çdo zhvillim të rëndësishëm në lidhje me asetet e tij bullgare, thuhet në njoftim.

Още от БНР уеб