Polonia do të riparojë gjashtë motorë të avionëve bullgarë MiG-29
публикувано на 06.11.24 в 17:58
Ministria e Mbrojtjes lidhi një kontratë me kompaninë shtetërore polake Wojskowe Zakłady Lotnicze Nr 2 S.A. për riparimin e gjashtë motorëve të avionëve MiG-29. Periudha maksimale për kryerjen e riparimit të secilit motor do të jetë jo më shumë se nëntë muaj nga data e dorëzimit të motorit për riparim. Çmimi total i kontratës është 10 020 000,00 euro pa TVSH, njoftoi BTA.
Deri në fund të vitit të ardhshëm, Bullgaria pret të ketë tetë avionë F-16 të porositur në SHBA dhe 14 pilotë të trajnuar, tha në prill të këtij viti ministri Atanas Zaprjanov. Në fund të qershorit, kapiteni Aleksandër Velinov u bë piloti i parë bullgar që përfundoi me sukses stërvitjen e tij për udhëheqës të grupit F-16 në Tucson, Arizona, SHBA.
Още от БНР уеб