FT: “Lukoil i shet Neftohim në Burgas një konsorciumi kataro-britanik”

Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit Vlladimir Putin duke e informuar atë për qëllimin për të shitur, thuhet në botim. Kontrata pritej të realizohej prej muajsh, por deri më tani nuk kishte asnjë informacion zyrtar. Blerësi i zgjedhur është konsorciumi Oryx Global i biznesmenit nga Katari Ganim Al Saad dhe Shtëpisë Tregtare “DL Hudson” me bazë në Londër. Asnjëra kompani nuk do ta konfirmonte apo mohonte lajmin për FT. Sipas informacionit të botimit, kompanitë shtetërore të energjetikës të Azerbajxhanit dhe Kazakistanit – “Socar” dhe “KazmunayGas”, si dhe grupi turk i naftës “Opet” - morën pjesë në tenderin për “Neftohim”.


Още от БНР уеб