Një koncert i daulleve japoneze tajko do të kënaqë dashamirësit e muzikës në Sofje
публикувано на 05.11.24 в 09:10
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë.
Daullet Tajko kanë një histori të lashtë. Besohet se fillimisht ato shfrytëzoheshin si mjet lutjeje, e më vonë, në shekullin VI-VIII, edhe si instrumente për sinjalizimin e kohës astronomike.
Grupi Wadaiko-Sai u formua si një klub interesi në Universitetin e Tokios dhe është një formacion vetëm meshkuj. Ai hyri në skenën profesionale në vitin 2013 dhe tashmë ka mbi 2000 koncerte pas tij në mbi 30 vende të botës.
Një koncert i grupit japonez planifikohet edhe më 7 nëntor në skenën e Operës Shtetërore të qytetit Stara Zagora.
Още от БНР уеб