Ministri i arsimit me mesazh festiv për Ditën e Iluministëve të Popullit
Më 1 Nëntor shënojmë Ditën e Iluministëve të Popullit. Bullgaria është ndoshta i vetmi vend në botë që ka një festë të tillë, në të cilën bullgarët e merituar - arsimtarë, shkrimtarë dhe revolucionarë - nderohen së bashku. Kjo ditë është simbol i iluminizmit, i kulturës, i etjes për dije të popullit tonë, tha ministri i arsimit Prof. Galin Cokov në fjalimin e tij me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit. “Dita është edhe një simbol i mësuesit bullgar, jo vetëm sepse shumë nga imazhet tona më të ndritura të rilindësve të kombit ishin mësues, por sepse edhe sot mësuesit janë thirrur të jenë bartës të kësaj fryme. Sepse jo vetëm që japin njohuri, por edhe frymëzojnë, inkurajojnë, formojnë të ardhmen e kombit tonë. Nëpërmjet përpjekjeve të tyre, fëmijët tanë mësojnë të ëndërrojnë, të mendojnë në mënyrë kritike, të jenë njerëz të mirë”, theksoi Prof.Cokov.