Parashikimi i motit për 8 tetorin 2024

Të martën do të jetë me diell, të mërkurën do të ketë reshje shiu

Temperaturat minimale të martën do të jenë të ftohta ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 7°. Vende-vende në ultësira do të ketë mjegull. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat maksimale do të jenë nga 23 deri në 28°, në Sofje – 24°. Pas mesditës nga perëndimi do të zhvillohet vranësira e lartë e cila do të shtohet.

Do të mbajë mot me diell përgjatë bregdetit të Detit të Zi me erë të dobët jugore. Temperaturat e ajrit do të jenë 21-23°. Uji i detit është 21-22°.

Do të ketë diell mbi malet. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 19°, në 2000 m deri në 12°.

Ditën e mërkurë nga perëndimi në lindje do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave, në disa rajone do të ketë reshje shiu.


Още от БНР уеб