"Ti erdhe"

Një takim interesant të folklorit bullgar dhe autorësisë bashkëkohore ofron kënga e këngëtares Radostina Jovkova "Ti erdhe", për realizimin e së cilës ajo ftoi kolegun e saj Boris Iliev.

"Ti erdhe" është një kombinim i këngës folklorike të krijuar nga Radostina - "Ra në dashuri Todori me Radën" dhe performancës pop të Boris Iliev.

Autorë të muzikës së pjesës pop janë Boris Iliev dhe Aleks Nushev. Arranzhuesi i kompozimit, Aleks Nushev, gërsheton me mjeshtëri tingujt e gëdullkës të interpretuar nga Denica Hristova - muzikante nga Ansambli Folklorik Shtetëror "Filip Kutev" dhe të kitarës elektrike të luajtur nga Aleks Nushev.

Kostadin Filipov shkroi tekstin për Boris Ilievin, i cili plotëson shumë mirë strofat folklorike të Radostinës.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Още от БНР уеб