Bullgaria rrezikon të referohet në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së për mosrespektim të tri procedurave

Komisioni Evropian paralajmëroi zyrtarisht Bullgarinë, Estonin dhe Irlandën që të transpozojnë saktë Ligjin e BE-së kundër racizmit dhe ksenofobisë, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Në arsyetimin e tij, Komisioni Evropian vë në dukje se të tri vendet nuk e cilësojnë siç duhet motivimin racist dhe ksenofobik si një faktor rëndues për të gjitha veprat penale ose nuk sigurojnë që gjykatat ta marrin parasysh këtë motivim në dhënien e dënimit. KE i dërgoi Bullgarisë dy opinione të tjera të motivuara. Njëra thekson se vendi ynë nuk e transpozoi siç duhet në legjislacionin e tij kombëtar direktivën për të drejtën e aksesit ndaj avokatit dhe komunikimit gjatë arrestimit, e cila parashikon standarde minimale për garantimin e të drejtave të të akuzuarve. Në opinionin tjetër, paralajmërimi i referohet mosrespektimit të vendimit kuadër për urdhërarrestin evropian dhe procedurës së dorëzimit ndërmjet shteteve anëtare. Sipas të tre procedurave, vendi ynë ka një afat për t'u përgjigjur brenda dy muajve. Përndryshe, për secilën prej tyre mund t'i jepet Gjykatës së Drejtësisë të BE-së.


Още от БНР уеб