Parashikimi i motit për 20 shtatorin 2024

Do të mbajë mot i ngrohtë dhe i vranët me reshje shiu në zonat malore

Ditën e premte do të mbajë mot me vranësira, paradite në ultësira me mjegull. Në disa zona do të ketë reshje, në masivet jugperëndimore dhe në rajonet juglindore do të jenë intensive. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10° dhe 16°, në Sofje 12°. Maksimumi do të jetë nga 19 deri në 24°, në kryeqytet do të jetë 19°.

Do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në Detin e Zi. Temperatura e ajrit do të arrijë deri në 22-24, afër vlerave të ujit të detit.

Në male do të mbajë mot me vranësira. Në kreshtat dhe majat e larta do të ketë mjegull. Reshje shu do të ketë mbi masivet jugperëndimore, në pjesën perëndimore të malit Stara Pllanina, si dhe në malet Stranxha dhe Sakar. Në majat më të larta të maleve Rilla dhe Pirin do të bjerë borë. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 14°, në 2000 m deri në 7°.

Të shtunën dhe të dielën do të jetë me diell.


Още от БНР уеб