Më shumë se 80 zanatçinj po prezantohen në një festival artizanati në Veliko Tërnovo

Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo,  nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë, të cilën e festojmë më 22 shtator, njoftoi korrespondentja e BNR, Zdravka Masljankova. Më shumë se 80 artizanë nga i gjithë vendi do të marrin pjesë në eventin e quajtur “Nata e Çarshisë së Samovodenes”. Forumi do të zhvillohet nga data 18 deri më 23 shtator. Festivali i artizanatit do të prezantojë teknika tradicionale dhe novatore në sfera të ndryshme të jetës, priten koncerte, shfaqje, spektakle me artistë mbi këmbalka etj. Do të ketë punishte për prodhimin e mozaikut, xhamit, tekstilit, brumit, sapunëve. Maturantët e Shkollës së Mesme Profesionale të Turizmit “Dr. Vasill Beron” do të prezantojnë koktejet e tyre origjinale në sallën e Qendrës së Degustimit të Verës. Ngjarja do të mbahet në kompleksin arkitekturor-etnografik "Çarshia e Somovodenes" në Veliko Tërnovo në rrugën "Georgi Rakovski".


Още от Точно днес