Parashikimi i motit për 18 shtatorin 2024

Mot i ngrohtë me vranësira dhe reshje shiu aty-këtu

Ditën e mërkurë do të ketë vranësira të shpërndara, pas mesditës dhe të konsiderueshme. Kryesisht në kodrinat Predballkan dhe masivet e Bullgarisë Jugperëndimore do të ketë reshje të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8° dhe 16°, në Sofje 10°. Temperatura maksimale do të jetë nga 21 deri në 26° në qytetin Ruse, në kryeqytet do të jetë 22°.

Do të mbajë mot me vranësira përgjatë bregdetit të Detit të Zi me reshje të mundshme të dobëta shiu në jug. Temperaturat e ajrit do të arrijnë deri në 22-24°. Temperatura e ujit të detit është 23°.

Mbi malet do të mbajë vranësira me reshje shiu pasdite në malin Stara Pllana dhe masivet jugperëndimore. Në majat më të larta të maleve Rilla dhe Pirin do të bjerë borë. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 16°, në 2000 m deri në 10°.

Ditën e enjte do të mbajë mot i vranët, me reshje në malet, paradite në lugina do të ketë mjegull.


Още от БНР уеб