Kryeministri Dimitër Gllavçev: Dita e parë e shkollës është një datë e rëndësishme

Për të gjithë Bullgarinë dita e parë e shkollës është një datë domethënëse dhe mund të thuhet se është një nga festat më të mëdha. Me këto fjalë, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev iu drejtua mësuesve, nxënësve dhe prindërve në hapjen e vitit shkollor në Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja në kryeqytet “Dobri Vojnikov”, transmetoi BTA. Dimitër Gllavçev kujtoi se edhe ai e mbaroi po këtë shkollë dhe shprehu mirënjohjen e tij të pamasë për të gjithë mësuesit, falë të cilëve u rrit si person. Ai uroi që nxënësit të ëndërrojnë, të qeshin dhe më e rëndësishmja të jenë njerëz të mirë.


Още от БНР уеб