Presidenti Rumen Radev uroi që fëmijët të jenë krijues të së ardhmes së tyre

Në hapjen e vitit shkollor në Shkollën e Mesme të kryeqytetit “Albert Ainshtain”, presidenti Rumen Radev u bëri thirrje nxënësve që të jenë “krijues të vërtetë” të “së nesërmes” së tyre. Në urimin e tij për Vitin e Ri Shkollor, kreu i shtetit u uroi të gjithë nxënësve bullgarë shëndet dhe një vit të mbarë shkollor. “Kjo ditë nuk është e përfshirë në kalendarin zyrtar të festave të vendit, por është një festë e vërtetë kombëtare”, theksoi presidenti.

Rumen Radev shprehu mirënjohjen e thellë për mësuesitр për punën e tyre fisnike, kujdesin dhe dashurinë, si dhe "për mbështetjen ndaj brezit të ri të mrekullueshëm të Bullgarisë".Duke theksuar se dita е sotme është më emocionuese për nxënësit e klasës së parë dhe prindërit e tyre, Radev tha se “klasa e parë është ndoshta më e vështira, por është padyshim më interesante.

Nxënësve më të mëdhenj Radev u uroi, kudo që zgjedhin të studiojnë, të punojnë dhe të jetojnë, ta mbajnë gjithmonë Bullgarinë në zemrat e tyre dhe të kujtojnë besëlidhjet e mësuesve të tyre. Ai gjithashtu theksoi rolin e rëndësishëm konstruktiv dhe mbështetjen e prindërve, pa të cilët të gjitha përpjekjet në sferën e arsimit do të ishin të kota.


Още от БНР уеб