Kandidatura e Ekaterina Zaharieva për Komisionere Evropiane është kërcënuar nga akuzat e supozuara për korrupsion

Skandali me dhënien e pasaportave bullgare për para gjashtë vjet më parë mund të vërë në pikëpyetje kandidaturën e Ekaterina Zaharieva për komisionere evropiane, njoftoi korrespondenti i BNR në Bruksel, duke cituar edicionin "Politico". Ai citon fjalimin e eurodeputetit bullgar Nikolla Minçev nga koalicioni "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe grupi liberal “Rinovo Evropën”, kandidati i të cilit Julijan Popov u refuzua. Minçev deklaroi për botimin se "akuzat hedhin hije mbi kandidaturën e Zaharieva", "duke pasur parasysh faktin se ndër prioritetet e Von der Leyen është sundimi i ligjit". “Politico” citon edhe edicionin “Euraktiv”, sipas të cilit një ish-punonjëse e Departamentit të Migracionit e ka akuzuar Zaharievën se derisa ka qenë ministre e drejtësisë në periudhën 2015-2017, ka marrë pjesë në një skemë për dhënien e shtetësisë me pagesë. Vetë Zaharieva i mohoi atëherë akuzat dhe nuk kishte pasoja për të.

Още от БНР уеб