Mbyllet sezoni i nëntë i Operës Verore "Skena e Shekujve" 2024

Sonte mbyllet sezoni i nëntë i Operës Verore "Skena e Shekujve" 2024, një forum i madh muzikor i Komunës së Veliko Tërnovës. Dy muajt e fundit u ofruan banorëve dhe vizitorëve të kryeqytetit të vjetër bullgar koncerte, shfaqje opere dhe baleti, operetë me artistë nga vendi dhe nga jashtë.

Për finalen e programit të festivalit, organizatorët përzgjodhën muzikalin më të ri të Teatrit Kombëtar të Muzikës "Stefan Makedonski" - "Përshëndetje, si je mik" me muzikën e kompozitorit Stefan Diomov. Shfaqja mbledh krijimtarinë e këtij personi shumë të talentuar dhe unik.

Stefan Diomov

Shfaqja iu bazohet këngës me të njëjtin emër në interpretim të grupit “Familja Tonika”.

Autor i tekstit të këngës është poeti Pejo Panteleev. Që nga krijimi i saj në mesin e viteve 90-të të shekullit të kaluar, kjo këngë është kthyer në simbol të miqësi dhe të takimeve të ngrohta të njerëzve të afërt pas një ndarje të gjatë.


Foto: BULFOTO, arkiv, operasofia.bg, BNR Burgas,
Още от БНР уеб