Bullgarët tani kanë akses në të dhënat e tyre elektronike shëndetësore

| обновено на 03.09.24 в 11:37

Në vetëm një ditë, 500 bullgarë kanë aksesuar kartelat e tyre shëndetësore me celularët e tyre përmes aplikacionit eZdrave, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Gjatë ditës së parë, më 2 shtator, aksesi ishte i mundur edhe pa nënshkrim personal elektronik.

Ministria e Shëndetësisë rikujton se çdo shtetas bullgar ka një kartelë elektronike shëndetësore. Ajo jep akses në rezultatet laboratorike, recetat, kohën e pritjes në spital, informacionin e dhurimit të gjakut, shënimet mjekësore. Përveç kësaj, çdo prind ka akses në të dhënat e fëmijëve të tyre. Aplikacioni dërgon gjithashtu informacione për ekzaminimet e ardhshme, imunizimet еtj.

Mjekët ende nuk kanë akses në një sistem të centralizuar përmes të cilit të shohin dosjet e pacientëve të tyre, tha për BNT nënkryetari i Sindikatës Mjekësore Bullgare, Dr. Nikollaj Brënzallov. Ekziston një premtim politik se mjekëve të përgjithshëm do t'u jepet akses për të njdekur gjendjen e pacientëve të tyre, por tani për tani vendimi po vonohet.

Още от БНР уеб