"Unë kam gjithçka"

Eva Bel dhe Emin, të cilët janë partnerë në skenë dhe kanë shfaqje së bashku, së fundmi kanë incizuar këngën e tyre të përbashkët "Unë kam gjithçka".

Emin Al-Xhunejd e njohim nga pjesëmarrja e tij në Konkursin Kombëtar të Këngës Argëtuese “Burgasi dhe deti”, kur dy vite më parë së bashku me Dani Ilieva fitoi çmimin e parë të jurisë me këngën “Nuk të harroj”.

Eva Bellovska - Eva Bel - është marrë me muzikë për rreth tre vjet, kompozon këngë origjinale dhe studion në dy universitete, njëri prej të cilëve është Akademia e Muzikës në Sofje. Kënga në duet me Emin ishte ideja e saj. Qëllimi i saj është të inkurajojë të rinjtë që të besojnë më shumë në dashuri, sepse ajo lëviz botën. Tekstin e këngës e shkroi Eva Bel, ndërsa muzika është e Pakos – një beat maker serb, me të cilin punojnë mbi një sërë këngësh. Aranzhimi është i Petër Kostovit.

Muzikantët thonë për këngën e tyre:

“Unë kam gjithçka” është një lloj mesazhi për të gjithë njerëzit që të kuptojnë se dashuria është gjëja më e rëndësishme në jetë. Dashuria është pasuri dhe nuk ka asgjë më të mirë se të duash dhe të të duan.”

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Още от БНР уеб