Bullgaria i bashkohet një rrjeti evropian për trajtimin e kancerit

Bullgaria i bashkohet konsorciumit evropian të qendrave kombëtare për trajtimin e kancerit. Para BNR-së, dr. Asja Konsullova theksoi se për këtë është punuar për shumë vite, “sepse pacienti bullgar meriton të trajtohet në një qendër kanceri dhe në një qendër të specializuar për kancerin, të cilat në botë janë krijuar si dy nivele të ndryshme të cilësisë së kujdesit”. E gjithë kjo i takon organizatat joqeveritare të cilat duhet të marrin iniciativën dhe të tërheqin vëmendjen ndaj kancerit.

Puna në planet kombëtare të kancerit duhet të bëhet me organizata në të gjithë Evropën. Ambicia e ekipit të Rrjetit të Përbashkët Kombëtar të Onkologjisë është të krijojë disa programe të vërteta evropiane për skrining, të krijojë të paktën një qendër të kancerit sipas të gjitha kërkesave të Europës, si dhe "rrugë" të posaçme në të cilët të lëvizin pacientët me sëmundje onkologjike. Aktualisht një kujdes i tillë mungon në vendin tonë dhe pacientët bullgarë me kancer zgjedhin trajtimin jashtë vendit.

Lexoni më tepër:

Още от БНР уеб