“Dashuri dhe këngë" - koncerte verore me këngë të përjetshme bullgare

Projekti "Dashuri dhe këngë" takon në skenë breza artistësh të dashur bullgarë, të cilët ndër vite krijuan hite në stile të ndryshme muzikore. Grupi “Diana Ekspres”, i cili feston 50 vjetorin në skenë, vëllezërit Argirovi, legjenda e estradës Mimi Ivanova, këngëtarja e rokut Sillvija Kacarova janë vetëm disa nga emrat, që do të kënaqin publikun.

Më 8 korrik, për herë të tretë, ekip i yeve të estradës bullgare shkon në një turne kombëtar veror, ku ndalesa e parë është qyteti Ruse buzë Danubit. Deri në fund të gushtit, muzikantët do të kënaqin fansat e hiteve bullgare në qytetet më të mëdha të vendit.

Duke folur për hitet e përjetshme - ju ftojmë të dëgjoni baladën rok "Shpirt" në interpretim të formacionit “Diana Ekspres”. Kjo është një këngë që jeton në zemrat e brezave të bullgarëve, por atyre, rinia e të cilëve kaloi në vitet 70-80 të shekullit të 20-të. Për ta kjo këngë është mishërim i lumturisë, dashurisë dhe emocioneve.

Përzgjodhëm një interpretim të grupit “Diana Ekspres” nga një koncert i vitit 2015, në kuadër të projektit "BG Rok Simfoni" me rastin e 80 vjetorit të Radios Kombëtare Bullgare.

Autori i muzikës dhe i aranzhimit është Mitko Shterev, teksti u krijua nga Kalin Donkov. Vokal i “Diana Ekspres” është Ilija Angellov. Shoqëron Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) e drejtuar nga Grigor Palikarov.

Redaktore: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova


Още от БНР уеб