Festa e Fluturave në Pollska Skakavica mblodhi së bashku adhuruesit e natyrës së egër

Pranë ujëvarës së fshatit Pollska Skakavitsa, Kjustendill, adhuruesit e fluturave dhe kafshëve të egra u mblodhën në "Festën e Fluturave" për të vëzhguar një nga fenomenet më të bukura natyrore përgjatë lumit Struma. Ujëvara është rreth 50 metra e lartë dhe renditet e treta në Bullgari. Rreth saj gjenden mbi 19 lloje peshqish, 600 lloje bimore karakteristike vetëm për zonën, si dhe dhjetëra lloje bimore të mbrojtura. Është gjithashtu i vetmi vend ku gjenden pesë lloje dallëndyshesh.


Ideja për festën e fluturave lindi në vitin 2010, kur ishte Viti Ndërkombëtar i Biodiversitetit. Me kalimin e kohës, festimi shoqërohet me ekspozita, konkurse dhe kuize, si dhe gara kulinarie dhe karnavalesh, të lidhura tematikisht me fluturat. Krijohen kampe me tenda, bëhen ecje përgjatë grykës së Zemenit, të kombinuara me shumë muzikë, valle dhe lojëra, treguan organizatorët e festivalit për BTA.

Përpiloi: Darina Grigorova
Foto: Facebook / Festa e Fluturave

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Още от БНР уеб