Java e kinologjisë në Burgas

Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë.

Forumi ndërkombëtar përfshin 5 ekspozita - "Kampionati Europian 2024 i Aleancës Botërore të Kinologjisë-Gjuetisë dhe Sporteve (WCHSA)", Kampionatet e Gjeorgjisë, Bolivisë dhe Polonisë, si dhe një fazë të "Kupës Botërore 2024 të WCHSA".

Është organizuar edhe një ekspozitë e specializuar e klubit të qenit karakaçan bullgar në Bazën e kuajve në Burgas.

Hapja e të gjitha ekspozitave në ditët e konkursit është nga ora 17:00, ndërsa hyrja është falas. Regjistrimi i pjesëmarrësve do të fillojë një orë më parë.

Komisioni vlerësues përfshin ekspertë nga Austria, Polonia, Gjeorgjia, Ukraina dhe Bullgaria. Priten të ftuar nga Armenia, Gjeorgjia, Ukraina, Polonia, Sllovakia, Austria, Letonia dhe Hungaria.

Përpiloi: Darina Grigorova

Foto: burgas.bg

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello

Още от БНР уеб