DPS nuk do të propozojë një qeveri me mandatin e dytë

DPS do të kthejë menjëherë mandatin e dytë për formimin e qeverisë. Këtë e deklaroi para gazetarëve bashkëkryetari i DPS-së Deljan Peevski. Ai shtoi se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja. “Mandati i dytë nuk do të ndodhë, e shihni që nuk ka mbështetje. E thanë qartë – PP-DB, GERB, kjo i bën gjërat të pakuptimta, prandaj i bëj thirrje presidentit të shpejtojë procedurën, jo ta vonojë.  Do ta kthejmë mandatin sapo ta marrim - menjëherë. Edhe mandati i tretë duket se nuk do të ketë sukses”, tha Peevski para gazetarëve. Sipas tij, partia nuk do të përçahet. “DPS do të jetë një parti monolite, do të ecë përpara dhe do të ketë rezultate gjithnjë e më të mira”, tha kryetari i forcës së dytë parlamentare – DPS, Deljan Peevski.



Още от БНР уеб