Parashikimi i motit për 4 korrikun 2024

Moti po përmirësohet

Ditën e enjte mbi vend do të ketë vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 23°, në Sofje 15°. Temperatura maksimale do të jetë nga 25 deri në 30°, në kryeqytet 25°.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të ketë vranësira të shpërndara. Pas mesditës do të trashen në jug dhe në disa vende mund të ketë reshje shiu. Temperatura e ajrit do të arrijë deri në 27-30°. Uji i detit është 25-26°.

Mbi male do të ketë vranësira të shpërndara. Pas mesditës në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 20°, në 2000 m deri në 14°.

Ditën e premte do të jetë me diell. Në lindje do të ketë vranësira, në rajonin e maleve Stranxha-Sakar mund të ketë reshje shiu.