Nxënësit bullgarë u kthyen me 6 medalje nga Ballkaniada në matematikë

Kombëtarja e Bullgarisë në matematikë pati një paraqitje të shkëlqyer në Olimpiadën Ballkanike për 15-vjeçarë. 6 nxënës bullgarë u kthyen me 6 medalje nga gara në Antalia e zhvilluar nga data 25 deri më 30 qershor, njoftoi Ministria e Arsimit. Nxënësi i klasës së nëntë Boris Markov nga Shkolla e Mesme Matematikore e Sofjes fitoi një medalje të artë. 4 medalje të argjendta janë për nxënësit e klasës së tetë Joana Mlladenova dhe Hristo Ballarev nga Shkolla e Mesme Matematikore e Sofjes; për Bozhidar Sakarev nga Shkolla e Mesme e Parë Private Matematikore në Sofje dhe Aleksandër Pendov nga Shkolla e Mesme Matematikore në Plovdiv. Medaljen e bronztë e fitoi nxënësi i klasës së shtatë Stojan Balltov nga Burgasi. Në renditjen ekipore, Bullgaria është në vendin e dytë pas Turqisë nga 11 vende pjesëmarrëse. Udhëheqësit e ekipit janë Mirosllav Marinov dhe profesori i asociuar Ivajllo Kortezov nga Instituti i Matematikës dhe Informatikës.

Още от БНР уеб