Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Gllavçev: Do t'i bashkohemi OECD deri në fund të vitit 2025

Dimitër Gllavçev
Foto: gov.bg

Për herë të parë, Bullgaria ka një afat konkret për anëtarësimin në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Këtë e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për gazetarët pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OECD-së Matthias Cormann. Të dy folën në kuadrin e Takimit të Këshillit Ministror të OECD në Paris. Nga biseda u bë e qartë se horizonti për pranimin e vendit tonë është fundi i vitit të ardhshëm 2025. Janë pranuar gjithsej 31 raporte të komiteteve të OECD-së për Bullgarinë, kanë mbetur akoma 26 të tjera. Kryeministri tregoi se Bullgaria është e gatshme për negociata intensive.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 15 qershorin

Të shtunën e datës 15 qershor do të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e paradites vende-vende në rrafshnalta dhe ultësira dukshmëria do të jetë e zvogëluar. Pas mesditës, kryesisht mbi zonat lindore dhe malore do të zhvillohen vranësira, por nuk..

botuar më 24-06-14 7.40.MD
Atanas Zaprjanov

Qeveria e përkohshme po punon për paketën e ardhshme të ndihmës për Ukrainën

Qeveria e përkohshme po punon për të formuar paketën e ardhshme të ndihmës për Ukrainën, tha për BNR ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov pas përfundimit të një takimi të ministrave ushtarakë të vendeve të NATO-së. I pyetur për të komentuar fjalët e..

botuar më 24-06-14 6.17.MD

Njësia e gjashtë e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” po mbyllet për shkak të një mosfunksionimi në pjesën jobërthamore

Më 15 qershor, blloku i gjashtë i Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” do të mbyllet për aktivitetet e planifikuara të mirëmbajtjes parandaluese për shkak të keqfunksionimeve të zbuluara të sistemit të vajit të një transformatori blloku në pjesën..

botuar më 24-06-14 3.53.MD