Pjesëmarrja e denjë e ushtrisë bullgare në operacionet dhe misionet e NATO-s dhe BE-së e bëri Bullgarinë një partner të dëshirueshëm për përgatitjet dhe stërvitjet e përbashkëta, të cilat janë jashtëzakonisht të nevojshme në kushtet e operacioneve ushtarake, krizave dhe pasigurisë, bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes, Atanas Zaprjanov. Sipas traditës, në prag të Ditës së Guximit dhe festës së Ushtrisë Bullgare, 6 majit, ministri dhe shefi i Mbrojtjes, Adm. Emill Eftimov mori pjesë në një video-konferencë me komandantët kombëtarë të kontingjenteve ushtarake bullgare jashtë vendit. Ushtarët bullgarë janë në misione në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Irak. Më shumë se 140 ushtarakë janë gjithashtu të ngarkuar në 4 operacione të NATO-s dhe 5 operacione të BE-së, tha Komanda e Forcave të Përbashkëta.
Pas analizave dhe inspektimeve 6 mujore, Ministria e Mjedisit dhe Ujërave lejoi përfundimin e autostradës “Struma” përgjatë trasesë së “Opsionit Lindje” përmes Grykës së Kresnës. Më herët instancat gjyqësore refuzuan edhe kërkesën për një..
Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson shprehu pritjen që kufijtë e brendshëm tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë të hiqen deri në fund të vitit. Johansson mori pjesë në takimin dy-ditor të Këshillit të BE-së për..
Në Qendrën Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup, përfaqësues të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut u takuan me zëvendësministrin e punëve të jashtme Ivan Kondov, njoftoi BTA. “Ne nënshkruam një marrëveshje miqësie dhe fqinjësie të..
Krerët e shteteve të 9 vendeve të NATO-s nga Evropa Qendrore dhe Lindore dhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg po diskutojnë në Riga..
Ditën e mërkurë do të jetë me diell deri në mesditë. Më pas do të mbajë vranësira vende-vende në veri të Bullgarisë dhe në male me reshje shiu dhe..
Në një konferencë pas daljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve “2 në 1”, kryetarja e BSP-së, Kornelija Ninova njoftoi se jep dorëheqjen...