Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndihma bullgare për zhvillimin e turizmit në bashkinë shqiptare të Bulqizës

Në këtë zonë jeton edhe një pjesë e madhe e pakicës kombëtare bullgare

7
Bulqiza ka një potencial të madh turistik
Foto: bulqiza.gov.al

Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare bullgare në Shqipëri. 

Projekti u lançua në një ceremoni zyrtare në qytetin e Bulqizës nga ambasadori bullgar në Tiranë Ivajllo Kirov dhe kryetarja e bashkisë shqiptare Festime Mjeshtri.

Prezantimi i projektit në Bulqizë

Pasi falënderoi për mbështetjen bullgare në profilin e vet në Facebook, zonja Festime Mjesthri theksoi se aktivitetet e projektit janë në sinkron me përpjekjet që bashkia bën për të promovuar sektorin e turizmit, i cili është kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë dhe krijimit të vendeve të reja të punës në zonë. “Përmirësimi i kapaciteteve të administratës vendore është një kusht i domosdoshëm për sigurimin e një procesi të suksesshëm të planifikimit dhe zhvillimit të agroturizmit dhe turizmit në nivel vendor”, tha kryetarja e Bashkisë së Bulqizës.

Ahmet Balla, Ivajllo Kirov dhe Festime Mjeshtri

Suksese dhe shumë vizitorë në këtë “rajon malor unik dhe të mrekullueshëm”, uroi nga ana e vet ambasadori ynë në Shqipëri Ivajllo Kirov. Në prezantimin e projektit morën pjesë edhe përfaqësues të pakicës kombëtare bullgare nga rajoni historiko-gjeografik Golloborda, të udhëhequr nga Ahmet Balla - kryetar i shoqërisë "Bullgarët e Shqipërisë"  dhe Razi Rama - kryetar i Shoqatës Etno-Kulturore dhe Sportive të Gollobordës.


Projekti realizohet përmes mbështetjes financiare të instrumentit “Ndihma bullgare për zhvillim”, i cili është pjesë integrale e politikës së përgjithshme të Bashkimit Evropian për garantimin e sigurisë në nivel global, duke arritur zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin ekonomik të vendeve dhe rajoneve fqinje. Ndihma bullgare për zhvillim pasqyron gjithashtu prioritetet gjeografike të politikës së jashtme të vendit tonë, bazuar në lidhjet tradicionale historike, ekonomike dhe kulturore dhe afërsinë gjeografike me vendet partnere. Ndër këto prioritete janë edhe mbështetja e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë, ku në vitin 2017 bullgarët u njohën zyrtarisht si pakicë kombëtare.

Ju kujtojmë se në fund të vitit të kaluar një ekip i Radio Bullgarisë vizitoi Shqipërinë, ku realizoi një sërë takimesh me përfaqësues të pakicës kombëtare bullgare atje. Më shumë për vizitën tonë mund të mësoni nga publikimi i mëposhtëm:

Përpiloi: Krasimir Martinov

Foto: Bashkia e Bulqizës, Faqja e Festime Mjeshtrit në Facebook

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Nata Evropiane e Muzeve" me një program ndërdisiplinor në shkallë të gjerë në Sofje

Për herë të 20-të Sofja i bashkohet “Natës Evropiane të Muzeve”. Iniciativa organizohet nga Instituti Francez në Bullgari, Ministria e Kulturës dhe Bashkia e Sofjes të shtunën e tretë të majit. Në programin e natës, banorët dhe të ftuarit e kryeqytetit..

botuar më 24-05-18 7.15.PD

Fondacioni "Kujtesa Bullgare" punon me fëmijët në diasporat historike

Më shumë se 7000 fëmijë nga diasporat historike bullgare në Ukrainë, Moldavi, Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri u bënë ambasadorë të idesë evropiane në vendet e tyre pas seminareve të Fondacionit "Kujtesa Bullgare". Këtë e tha kryetari i..

botuar më 24-05-17 9.47.PD

Djegia profesionale ndodh më shpesh tek njerëzit me profesione të rëndësishme shoqërore

Shëndeti fizik dhe mendor i njerëzve, gjatë gjithë ciklit jetësor, është në fokus gjatë ditëve të Javës Evropiane të Shëndetit Publik /EUPHW13–17 maj/. Nisma promovon bashkëpunimin midis specialistëve të mjekësisë në Evropë, thekson rëndësinë e shëndetit..

botuar më 24-05-17 7.25.PD