Kuvendi Popullor votoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov, me kërkesë të “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP për Bullgarinë" dhe "Vëzrazhdane". Nga 232 deputetë të pranishëm në sallën plenare, 129 votuan “pro” propozimin dhe 103 të tjerët ishin “kundër”.
Lirimi i Rosen Zheljazkov nga posti bëhet dy ditë para largimit të deputetëve me pushime me rastin e fushatës së ardhshme zgjedhore për Parlamentin Kombëtar dhe Evropian dhe festat e Pashkëve.
"Ndonjëherë duhet të heshtësh për t'u dëgjuar," tha Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij para votimit të dorëheqjes. Ai iu drejtua përfaqësuesve të popullit me fjalët: “Faleminderit për besimin dhe mosbesimin, janë pasqyrë e vetëvlerësimit”.
Personat joaktivë në tregun e punës në Bullgari janë mbi një milion. Ata nuk studiojnë, nuk punojnë, nuk kanë regjistrim në zyrat e punës. Kjo “ushtri” është një potencial i madh pune i pashfrytëzuar, theksoi drejtori i Agjencisë për Punësim Smilen..
Gjatë 24 orëve në vijim do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare juglindore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 6° dhe 11°, në Sofje - rreth..
Ndihma për Ukrainën po realizohet sipas planit. Këtë e bëri të ditur në Pazarxhik ministri në detyrë i mbrojtjes, Atanas Zaprjanov. “Deri më tani u dërguan pakot e votuara nga qeveria. Paketa e fundit, e cila u votua rreth 2 javë më parë, tani po..
63 për qind e bullgarëve të rritur besojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes. 19 për qind janë të mendimit të kundërt, sipas një sondazhi..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i vranët, me reshje të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 6° dhe 11°, në Sofje rreth 8°...
Grupet e punës ndërdikasteriale do të punojnë për të përshpejtuar zbatimin e projekteve për ndërtimin e kapaciteteve të reja bërthamore në sheshin e..