Energjetikët dhe minatorët e termocentralit elektrik "Marica Iztok 2" paraqitën në parlament një kërkesë për ndërtimin e një instalimi për kapjen e dyoksidit të karbonit. Instalimi mund të ndalojë mbylljen e kapaciteteve energjetike, tha për BNR lideri i sindikatës Stanimir Georgiev. Sindikatat janë të pakënaqur me ndryshimet në Aktin e Energjisë, sipas të cilit "Marica Iztok 2" duhet të ndalet nga 1 korriku 2024. Sipas Georgiev, shteti duhet të qëndrojë në këmbë dhe të negociojë paratë nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Financimi i instalimit mund të sigurohet edhe nga vetë centralet. “Gjatë pandemisë së koronavirusit, centralet tona elektrike i fituan këto para për një vit”, kujton Georgiev. Protestuesit japin shembullin se Rumania, Polonia dhe Suedia kanë rinegociuar tashmë planet e tyre dhe nuk po i mbyllin kapacitetet.
Specialistët e operatorit ukrainas të termocentraleve bërthamore "Energoatom" po vizitojnë sheshin e Centralit të parealizuar Atomik Elektrik “Belene” për t'u njohur në vend me pajisjet ruse të dorëzuara në kuadër të projektit, si dhe me..
Propozova që përditësimi i pensioneve nga 1 korriku të jetë 11%, Këshilli Mbikëqyrës i Institutit Kombëtar të Sigurimeve votoi propozimin tim. Këtë e bëri të ditur ministri i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Ai theksoi se vetëm Shoqata e..
Uashingtoni i bëri thirrje Shkupit për përpjekje dhe reforma të vazhdueshme për të arritur përparim në pranimin në BE. “Ne inkurajojmë vazhdimin e dialogut midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, i cili është i rrënjosur në një përkushtim të..
Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet..