Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 23 prilln 2024

Kodi i verdhë për reshjet e dendura është shpallur në 7 rajone të Bullgarisë Perëndimore

Foto: BGNES

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 11°, në Sofje 7°. Gjatë ditës do të mbajë mot me re dhe reshje shiu. Në Bullgarinë Perëndimore sasitë do të jenë të konsiderueshme. Reshjet e shiut do të ndalen në mbrëmje. Temperaturat maksimale do të jenë nga 12 deri në 17°, në kryeqytet 12°.

Në Detin e Zi do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat e ajrit do të jenë 12-15°. Uji i detit është 12-13°.

Në male do të mbajë vranësira me reshje shiu mbi 2000 m borë. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 9°, në 2000 m deri në 3°.

Të mërkurën do të ketë reshje shiu në më pak vende, kryesisht në veriperëndim. Temperaturat do të rriten. Temperatura maksimale do të jetë midis 19 dhe 24°, minimumi midis 5 dhe 10°.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjykata Kushtetuese konfirmoi ndërprerjen e koncesionit të terminalit “Rosenec”

Gjykata Kushtetuese e refuzoi kërkesën e presidentit Rumen Radev për të vërtetuar se ndërprerja e koncesionit të terminalit të naftës “Rosenec” bie ndesh me ligjin themelor. Vendimi i magjistratëve u mor njëzëri nga 10 gjyqtarët pjesëmarrës, thuhet..

botuar më 24-05-17 11.14.PD

Dita e Magjepsjes së Bimëve në Fakultetin e Biologjisë së Universitetit të Sofjes

Dita Ndërkombëtare e Magjepsjes së Bimëve mbahet më 17 maj në sallën e ekspozitave të Fakultetit të Biologjisë të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Nëpërmjet bisedave dhe demonstrimeve, studentët, pedagogët dhe studiuesit do të..

botuar më 24-05-17 6.10.PD

Parashikimi i motit për 17 majin 2024

Gjatë natës do të mbizotërojë mot i vranët, me reshje të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 6° dhe 11°, në Sofje rreth 8°. Të premten do të ketë reshje shiu në zona të izoluara. Pasdite vranësitë në shumë rajone do të..

botuar më 24-05-16 7.20.MD