Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 19 prillin

Në fund të javës, moti mbetet i vranët dhe me shi

Foto: BGNES

Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 7°, në Sofje 1°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Në mesditë do të ketë reshje shiu në rajonin Rilla-Rodope. Reshjet e shiut do të përfshijnë Bullgarinë Jugore deri në mbrëmje. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 18°, në kryeqytet 13°.

Në Detin e Zi do të ketë vranësira të konsiderueshme, por pa reshje. Temperaturat e ajrit do të jenë 13-16°. Uji i detit është 11-14°. Eksitimi i detit do të jetë 2 ballë.

Në male do të mbajë mot me vranësira. Edhe para mesditës do të bjerë shi në rajonin Rilla-Rodope, mbi 1300 metra borë. Në disa vende, sasitë do të jenë të konsiderueshme. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 5°, në 2000 m deri në 0°.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Deri në 6 muaj, kamerat esistemit të tarifave do të matin shpejtësinë e automjeteve

Po punohet për të siguruar që kamerat e sistemit të tarifave të matin shpejtësinë mesatare të mjeteve motorike. Kjo duhet të ndodhë më së voni brenda 6 muajve, tha ministri në detyrë i punëve të brendshme Kalin Stojanov. Brenda disa muajsh pritet..

botuar më 24-05-14 6.21.MD

Specialistët ukrainas inspektojnë pajisjet për Centralin e parealizuar Atomik Elektrik “Belene”

Specialistët e operatorit ukrainas të termocentraleve bërthamore "Energoatom" po vizitojnë sheshin e Centralit të parealizuar Atomik Elektrik “Belene” për t'u njohur në vend me pajisjet ruse të dorëzuara në kuadër të projektit, si dhe me..

botuar më 24-05-14 2.53.MD
Ivajllo Ivanov

Nga 1 korriku, pensionet do të rriten me 11%, vendosi Këshilli Mbikëqyrës i Institutit Kombëtar të Sigurimeve

Propozova që përditësimi i pensioneve nga 1 korriku të jetë 11%, Këshilli Mbikëqyrës i Institutit Kombëtar të Sigurimeve votoi propozimin tim. Këtë e bëri të ditur ministri i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Ai theksoi se vetëm Shoqata e..

botuar më 24-05-14 11.54.PD