Nga 16 prilli, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) fillon një fushatë shpjeguese për zgjedhjet e ardhshme 2 në 1 - për Parlamentin Evropian dhe atë bullgar, të planifikuara për 9 qershor, njoftoi reporterja e BNR Cvetelina Stojanova. Slogani për zgjedhjet do të jetë “Zgjedhim së bashku”, vendosi sot KQZ. Në faqen e Komisionit planifikohet që një numërues i veçantë për të treguar ditët e mbetura deri në ditën e zgjedhjeve dhe për të kujtuar skadimin e afateve të rëndësishme lidhur me ushtrimin e votës më 9 qershor.
KQZ-ja filloi sot pranimin e dokumenteve për regjistrimin e partive dhe koalicioneve që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe atë bullgar. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është data 24 prill.
Më pak se një muaj para zgjedhjeve për parlamentin kombëtar dhe atë evropian policia dhe prokuroria janë duke punuar në shtatëmbëdhjetë sinjale për shkelje të legjislacionit zgjedhor, njoftoi ministri i brendshëm në detyrë Kalin Stojanov. Sipas tij,..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 9°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme me reshje shiu kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit. Në Bullgarinë Jugperëndimore dhe në Bullgarinë Qendrore Jugore..
Po punohet për të siguruar që kamerat e sistemit të tarifave të matin shpejtësinë mesatare të mjeteve motorike. Kjo duhet të ndodhë më së voni brenda 6 muajve, tha ministri në detyrë i punëve të brendshme Kalin Stojanov. Brenda disa muajsh pritet..
Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet..