Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Karlos Nasar me një medalje të artë në Kupën e Botës në peshëngritje

Karlos Nasar
Foto: BTA-arkiv

Karlos Nasar fitoi një medalje të artë në turneun e këtij viti të Kupës Botërore të Peshëngritjes në Puket, Tajlandë. Bullgari doli kampion me 396 kg në garën në kategorinë deri në 89 kilogramë për meshkuj.

Në shtytje, 19-vjeçari Nasar regjistroi tre përpjekje të suksesshme - 170, 176 dhe 181, e fundit prej të cilave u bë një rekord botëror për të rinjtë.

Në shkëputje, Nasar përballoi pa problem 215 kilogramë, me të cilat jo vetëm siguroi medaljen e artë, por barazoi edhe rekordin botëror në garë, i cili është 396 kilogramë dhe është i kinezit Li Dayin.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kristian Vasilev

Kristian Vasilev u kualifikua në finalen e skifit në Szeged

Bullgari Kristian Vasilev u kualifikua në finalen e skifit të Kualifikimit Olimpik Evropian të kanotazhit në Szeged (Hungari). Ai fitoi gjysmëfinalen e dytë dhe zuri një vend në fazën finale të kualifikimeve për Paris 2024, duke kaluar 2000 metra për..

botuar më 24-04-26 3.42.MD
Kristian Vasilev

Vozitësi ynë Kristian Vasilev shkon në gjysmëfinale në Szeged

Kristian Vasilev do të garojë në një gjysmëfinale të skifit për kualifikimin Olimpik Evropian në Szeged (Hungari). Ai fitoi bindshëm ndeshjen e dytë pasi e përshkroi distancën 2000 metra për 6:53.08 minuta. Në vitin 2023, Kristian Vasilev humbi..

botuar më 24-04-25 5.38.MD
Hristo Prodanov

40 vjet nga ngjitja e parë bullgare në Everest

Sivjet shënohet 40 vjetori i ekspeditës së parë bullgare për t'u ngjitur në majën më të lartë të planetit - Everest. Më 20 prill 1984, majën e ngjiti pa maskë oksigjeni 41-vjeçari Hristo Prodanov në shpatin më të vështirë perëndimor. Ai arriti..

botuar më 24-04-20 6.25.PD