Fillimi i një bashkimi konservator të djathtë "Bullgaria Blu" është vendosur si një "alternativë politike e formacioneve liberale dhe projekteve të majta euroaziatike". Ai u drejtohet "të gjithë atyre që janë të bindur se siguria jonë garantohet nga një Bullgari e fortë në Evropën e kombeve, e mbrojtur nga ambiciet euroaziatike dhe atyre, për të cilët politikën kombëtare e formojnë bullgarët, jo ambasadat. Pavarësisht nëse janë nga Lindja, ose nga Perëndimi”, njoftoi formacioni i ri.
“Bullgaria Blu” është një zhvillim i mëtejshëm i projektit “Sofja Blu”, i cili emëroi Vili Lilkov si kandidat për kryebashkiak të kryeqytetit në zgjedhjet lokale të 29 tetorit 2023. Themelues të projektit janë Vili Lillkov, Petër Moskov, Zhaklin Toleva, Ivan Sotirov dhe Stefan Ivanov.
Më herët, presidenti Rumen Radev njoftoi se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe ato për Parlamentin Evropian do të mbahen “dy në një” më 9 qershor.Grupet e punës ndërdikasteriale do të punojnë për të përshpejtuar zbatimin e projekteve për ndërtimin e kapaciteteve të reja bërthamore në sheshin e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe të Korridorit Vertikal të Gazit, njoftoi qendra e shtypit e..
Personat joaktivë në tregun e punës në Bullgari janë mbi një milion. Ata nuk studiojnë, nuk punojnë, nuk kanë regjistrim në zyrat e punës. Kjo “ushtri” është një potencial i madh pune i pashfrytëzuar, theksoi drejtori i Agjencisë për Punësim Smilen..
Gjatë 24 orëve në vijim do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare juglindore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 6° dhe 11°, në Sofje - rreth..
Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet..
Nuk do të ketë rritje të ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, tha ministri në detyrë i energjetikës, Vlladimir..
Kabineti ynë ka një horizont të shkurtër, ne nuk kemi të drejtë t'u kërkojmë njerëzve që të lënë jetën në pritje derisa të zgjidhet një kabinet i..