Kandidati për kryeministër të përkohshëm Dimitër Gllavçev ia prezantoi përbërjen e qeverisë së përkohshme kreut të shtetit Rumen Radev dhe përfaqësuesve të forcave politike në Kuvendin Popullor, pa BSP-në.
Kryeministri - Dimitër Glavçev
Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Financave - Ljudmilla Petkova
Ministri i Punëve të Brendshme - Kalin Stojanov
Ministrja e Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike - Violeta Koritarova
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale - Ivajllo Ivanov
Ministri i Mbrojtjes - Atanas Zaprjanov
Ministri i Punëve të Jashtme - Ivajllo Cenov
Ministrja e Drejtësisë - Maria Pavllova
Ministri i Arsimit dhe Shkencës - Galin Cokov
Ministrja e Shëndetësisë - Galja Kondeva
Ministri i Kulturës - Najden Todorov
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave - Petër Dimitrov
Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit - Kirill Vëtev
Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve - Georgi Gvozdejkov
Ministri i Ekonomisë dhe Industrisë - Petko Nikollov
Ministri i Inovacionit dhe Rritjes - Rosen Karadimov
Ministri i Energjetikës - Vlladimir Malinov
Ministri i Qeverisjes Elektronike – Valentin Mundrov
Ministri i Turizmit - Evtim Milloshev
Ministri i Rinisë dhe Sportit - Georgi Gllushkov
Pas prezantimit të kabinetit zyrtar, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) kundërshtoi kategorikisht zgjedhjen e Kalin Stojanov ushtrues detyre të ministrit të punëve të brendshme dhe u largua nga konsultimet me presidentin.
“Vëzrazhdane” dhe “Ka një popull të tillë” (ITN), përkundër disa rezervave, për shkak të ndryshimeve në kushtetutë, shprehën shpresën se kabineti zyrtar do të organizonte realisht zgjedhje të ndershme dhe transparente parlamentare.
Ndryshimet në përbërjen e kabinetit zyrtar mund të bëhen deri të hënën në mbrëmje, ndërsa të martën në mëngjes presidenti do të nxjerrë një dekret për miratimin e tij. Më pas do të dalin dekretet për zgjedhjet e Parlamentit Evropian dhe Kuvendit Popullor.
Me zgjedhjet për PE në Slloveni, votuan edhe për votim preferencial, eutanazi dhe kanabis për qëllime mjekësore. Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në Slloveni më 9 qershor, pjesëmarrja tejkaloi 41% dhe ishte më e larta që nga viti..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau mandatet sipas partive për 17 vendet e eurodeputetëve nga Bullgaria. GERB-SDS merr 5 mandate, Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) - 3, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) - 3,..
Kriza politike në Bullgari solli befasinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare - të gjashtat në më pak se tre vjet. Nga një parlament gjashtëpartiak, parlamenti ynë u rrit me një forcë të re politike, pasi 13 deputetë do të ketë partia politike..