Më 3 prill 1860, gjatë shërbesës solemne të Pashkëve në kishën bullgare "Shën Stefan" në Stamboll, Mitropoliti Illarion Makariopollski nuk përmendi emrin e patrikut ekumenik grek. Në vend të emrit të Patrikut Kirill VII, u shpall ai i Sulltanit Abdull Mxhid dhe u shtua "çdo peshkopatë ortodokse" (всякое епископство православных). Këtë formulë e kishte të drejtën të shqiptonte vetëm kreu i një kishe autoqefale. Me këtë akt komuniteti kishtar bullgar në kryeqytetin e Perandorisë Osmane deklaroi se nuk e njeh autoritetin shpirtëror të Patrikanës në Fener dhe shpall pavarësinë e Kishës Bullgare. Pas 10 vitesh peripecish diplomatike, fushata e Pashkëve përfundoi me themelimin e Eksarkisë Bullgare. Kisha Ortodokse Bullgare u njoh si e barabartë me kishat e tjera në vitin 1945.
Historiani Tonço Zheçev në librin e tij “Pashkët bullgare apo pasionet bullgare” shkruan se edhe atëherë Georgi Rakovski e vlerësoi aq shumë atë që ndodhi, saqë dëshiroi që kjo ditë e shenjtë të festohej çdo vit. “Kalendari kombëtar i bullgarëve në atë kohë ishte thuajse një fushë e zbrazët, në të nuk kishte ende pika të përgjakshme me të cilat shënojmë festat. Rakovski donte të tërhiqte vëmendjen e bullgarëve në një nga ditët më të rëndësishme në historinë e tyre të re. Por erdhën ngjarje, personalitete të tjera. Gradualisht kalendari bullgar u mbush me shumë pika të kuqe dhe për pak e harruam këtë festë...”, shkruan Zhçev.
Nga data 5 deri më 7 prill në Hisarja fillon festivali i parë antik “Dioklecianopolis – udhëkryq i kohës”, njoftoi administrata bashkiake. Ai synon të tregojë se si ka qenë jeta në qytetin e Hisarjas në shekujt III-IV. Nëpërmjet rikrijimit të..
Sot mbushen saktësisht 20 vjet që kur Bullgaria u bë anëtare e plotë e NATO-s. Dhe nëse vendimi do të merrej sërish sot, 56% e bullgarëve do të votonin që vendi ynë të mbetet anëtar i Aleancës, ndërsa 28% janë të mendimit se duhet të jetë jashtë paktit...
26 Marsi është Dita e Trakisë – kështu data është e regjistruar në kalendarin zyrtar bullgar në vitin 2006, por festohej disa dekada më parë. Në këtë datë të vitit 1913, ushtria bullgare pushtoi Kështjellën e Edrenesë të konsideruar në atë kohë "të..
90 vjet më parë, më 19 maj 1934, lëvizja "Zveno" dhe Bashkimi Ushtarak në Bullgari kryen një grusht shteti pa gjak. Në emër të modernizimit të vendit,..