Orkestra Përfaqësuese Frymore e Gardës, e preferuara e bullgarëve, Ansambli Përfaqësues i Forcave të Armatosura dhe Grupi Xhaz i NATO-së, në të cilin marrin pjesë muzikantë nga vende të ndryshme anëtare të aleancës, do të prezantojnë në Sofje një koncert festiv me rastin e 20-vjetorit të anëtarësimit të Bullgarisë në NATO.
Muzikantët e Grupit Xhaz vijnë për herë të parë në Bullgari. Ata performojnë aranzhime klasike të xhazit amerikan nga Glen Millër, Djuk Elingtën, Kaunt Bejsi, si dhe aranzhime vokale nga muzikantë si Frank Sinatra dhe Xhoni Holidej.
Hyrja në eventin që do të mbahet në sheshin “Princi Aleksandër I” është falas.
Bullgarët dhe Koreja e Jugut do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi për të nxitur kontaktet në fushën e energjisë. Kështu ranë dakord ministri i energjisë Vlladimir Malinov dhe ambasadori i Republikës së Koresë së Jugut në vendin tonë Bae..
Koalicioni GERB-SDS do të ketë më shumë deputetë në Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor. Ai do të ketë 80 deputetë, kundrejt 69 që kishte në Legjislaturën e 49-të. Për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS), pritet..
Qendra e Inteligjencës e NATO-së mbajti sesionin pranveror të Komitetit të Lartë në Sofje. Takimi që u organizua nga Inteligjenca Ushtarake Bullgare, mblodhi së bashku rreth 50 përfaqësues të vendeve anëtare dhe partnerë të Aleancës, njoftoi Shërbimi..
Pjesa e popullsisë në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social në Bullgari mbetet e lartë dhe pabarazia e të ardhurave është e konsiderueshme. Kjo..
Bullgaria nuk pranon deklarata dhe sjellje në kundërshtim me Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 2017, si dhe me..
Një delegacion i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq vizitoi ekuipazhin e anijes së ngarkesave "Galaxy Leader" të rrëmbyer nga hutët jemenas më..